Kërkesa e bizneseve në Vlorë, të shtyhet ora policore

Ndryshimi i orës dimërore me atë verore si dhe ngrohja e motit ka bërë që njerëzit të priren më shumë për të shëtitur në orët e mbrëmjes, duke shkelur në këtë mënyrë dhe orën policore e cila ndalon lëvizjen në orën 20 të mbrëmjes. Sipas bizneseve në Lungomaren e Vlorës, do të ishte më me vlerë, forcimi i protokolleve anticovid dhe zgjatja e fashës orare që mund të lehtësonte biznesin dhe të justifikonte shpenzimet.