Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Kërkesat e industrisë fason për rimëkëmbjen nga kriza

Nga A2 CNN
17 Qershor 2020, 15:41 | Aktualitet

Aktiviteti ekonomik në vend është tkurrur ndjeshëm si pasojë e koronavirusit. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave flasin për një rënie të fortë të eksporteve dhe importeve. Sipas statistikave, gjatë periudhës janar-maj të këtij viti, eksportet ranë me rreth 24 miliardë lekë, ekuivalent me rreth 240 milionë dollarë, ndërsa importet me 45 miliardë lekë ose rreth 450 milionë dollarë. Shifrat e mësipërme tregojnë për një ngecje të prodhimit “Made in Albania”, që shkon për eksport dhe që është një ndër burimet e rritjes së ekonomisë. Nga ana tjetër, tkurrja e importeve flet për rënie të konsumit, iu cili siguron edhe 60% të rritjes së ekonomisë, si dhe për faktin se prodhuesit po blejnë më pak lëndë të parë e rrjedhimisht, janë të pasigurt për të ardhmen. Ekonomia është futur kështu një rreth vicioz. Për këtë çështje foli në A2 Business Florian Zekja, përfaqësues i industrisë fason.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani