Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kërkesat për azil, Shqipëria sërish problematike, vetëm në maj 1917 aplikime

Nga A2 CNN
3 Gusht 2019, 14:28 | Aktualitet

Shqiptarët vijojnë të jenë problematikë për sa i përket kërkesave për azil në vendet e Bashkimit Europian.

Sipas zyrës mbështetëse europiane të kërkesave për azil, vetëm në maj nga Shqipëria mbërritën 1917 kerkesa për azil nga të cilat 192 të ripërsëritura, ndërsa 1725 të reja.

Nga të dhënat krahasuese me muajin mars të këtij viti, kemi një ulje, por me muajin prill rritje pasi u regjistruan 1624 kërkesa për azil. Shqipëria nuk është më një vend i origjinës për sa i përket kërkesave për azil, ndërsa mes tyre renditet e para Siria, Afganistani dhe Venezuela me numrin më të lartë të kërkesave.

Një tjetër problematikë, sipas statistikave, mbetet dhe numri i aplikantëve përsëritës. Përqendrimi më i lartë i tyre vijon të jetë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, në veçanti të Serbisë (37%), Kosovës (30%) dhe Bosnjës dhe Hercegovinës (27%).

Sipas zyrës europiane, shumë qytetarë po paraqesin numër në rritje të aplikimeve për azil. Në mesin e atyre me një numër relativisht më të madh të aplikimeve, rritjet ishin të dukshme për turqit (+ 41%), iranianët (+ 31%), shqiptarët (+ 27% ) dhe afganët(+ 26%).

A2 CNN Livestream

Dita jonë