Kërkimet në Mesdheun lindor, Greqia paralajmëron Turqinë: Do të mbrojmë sovranitetin tonë

Shtohen tensionet mes Athinës dhe Ankarasë, pasi kjo e fundit njoftoi se do të nisë kërkimet për gaz në një zonë të diskutueshme mes Qipros dhe Greqisë. Kryeministri grek mblodhi këshillin kombëtar të sigurisë, ndërsa Ministria e Jashtme në Athinë i kërkoi Ankarasë të ndalë menjëherë veprimet e paligjshme në Mesdheun lindor. Një aktivitet i tillë, sipas deklaratës, është provokuese dhe minon paqen e sigurinë në rajon. “Greqia nuk do të pranojë asnjë shantazh. Ajo do të mbrojë të drejtat e saj sovrane,” tha Ministria e Jashtme.