Kërkoi t’i shpëtojë burgut nga arratia, gjykata pushon gjykimin për kërkesën e Kajmakut – A2

Kërkoi t’i shpëtojë burgut nga arratia, gjykata pushon gjykimin për kërkesën e Kajmakut

Gjykata e Tiranës vendosi të pushojë gjykimin e kërkesës së ish-Kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, për ndryshim të masës së sigurisë “arrest në burg”. Ish-zyrtari i lartë, i akuzuar për tre vepra penale, i fshihet drejtësisë që prej 12 nëntorit 2019, kohë kur gjykata caktoi për të një masë sigurie “arrest në burg” në mungesë.