Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Këshillat bashkiakë, si do votojnë PDS dhe Bindja Demokratike?

Nga A2 CNN
31 Korrik 2019, 11:50 | Politikë
Këshillat bashkiakë, si do votojnë PDS dhe Bindja Demokratike?

Demokracia Sociale e Paskal Milos doli forcë e dytë politike në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, duke  siguruar 79 mandate në këshillat bashkiakë.

1136 mandate, ose 74% të vendeve në këshilla, i mori Partia Socialiste, me të cilën, Milo edhe pse historikisht aleat, thotë se pas zgjedhjeve nuk ka komunikim.

“U bë dhe po bëhet konstituimi i këshillave bashkiakë dhe shenjat janë të këqija sapo ka filluar ky konstituim. Jo vetëm që drejtuesit e Partisë Demokracia Socialiste nuk janë ftuar, që të marrin pjesë në konstituimin e këshillave bashkiakë, por as nuk u është ftuar një mundësi bashkëpunimi edhe për drejtimin e këshillave bashkiakë apo më vonë edhe të këshillave të qarqeve”, shprehet Paskal Milo.

https://a2news.com/2019/07/31/vete-e-kane-fajin-se-vete-i-votojne-milo-apel-shqiptareve-qe-te-heqin-dore-nga-partite-qe-shkaktojne-konflikte/

Socialistët nuk duhet ta marrin të mirëqenë votën e këshilltarëve të PDS-së në vendimmarrjet e këshillave bashkiakë. “Edhe për të mos lejuar fenomene të tilla të njohura nga abuzimi i votës që shqiptarët u kanë dhënë partive politike të caktuara. Në këtë rast, për të mos i lejuar këshillat bashkiakë, të dominuar plotësisht nga PS, që të abuzojnë me pushtetin”.

Oponencë premton të bëjë dhe Bindja Demokratike, që gjate votimit për këshillat, arriti të merrte 20 350 vota, përkthyer në 23 mandate, renditur forcë e katërt.

“Kemi qenë një oponencë reale në këto zgjedhje kaq atipike dhe të vështira. Sigurisht, qëndrimi ynë do të vazhdojë edhe në këtë sens, sikur edhe një këshilltar të jetë, qëndrimet në raport me zgjedhësit dhe politikat dhe me të gjitha qëndrimet e Bindjes Demokratike. Ne kemi qëndrimet tona. I jemi futur këtij rrugëtimi për të përfaqësuar të gjithë ata njerëz, të gjithë ata të djathtë që sot janë të lënë rrugëve. Absolutisht që nuk do të ketë ngritje duarsh në mënyrë arbitrate”, shprehet Arben Skënderi, i cili ishte rivali i Veliajt në zgjedhjet e 30 qershorit.

https://a2news.com/2019/07/30/konstituohet-keshilli-bashkiak-i-tiranes-rama-mungesa-e-opozites-rrit-pergjegjesine/

Ajo që ra ne sy gjate votimeve te 30 qershorit ishte numri i lartë i votave të pavlefshme, 6% e tyre. Kjo është një shifër më e lartë se ajo e siguruar nga secila parti pjesëmarrëse në garë përveç asaj socialiste.

Por në rezultatin final u panë dhe subjekte që kishin marrë 7 vota në rang Republike, si LDE e Arian Galdinit, apo 0 vota si Partia Kombëtare Konservatore Albania e Kujtim Gjuzit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë