Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Këshilltarja e kryeministrit tregon domethënien e samitit të BE-së në Tiranë

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2022, 21:18 | Politikë
Këshilltarja e kryeministrit tregon domethënien e samitit të

Odeta Barbullushi, këshilltarja e kryeministrit Edi Rama, tregoi në “Intervistë” me Merita Haklajn, domethënien që ka organizimi i samitit BE-Ballkani Perëndimor në vendin tonë, në 6 dhjetor.

“Është samiti i parë që organizohet në rajon dhe kjo ka rëndësi të madhe sepse nënvizon mesazhin e rëndësisë që ka rajoni për Bashkimin Evropian. Ka domethënie politike, diplomatike, por edhe konkrete. Tregohet besim i madh duke i thënë pikërisht Shqipërisë këtë lloj vizibiliteti”, deklaroi Barbullushi.

“Vitet e fundit ka prezencë të shtuar të vendit tonë në skenën evropiane, sa i përket rolit në përballimin e krizave dhe kontribuimin në sfidat e përbashkëta të sigurisë evropiane. Kemi pasur presidencën e OSBE-së dhe përveç organizimit të këtij samiti, kemi marrë edhe mandatin e organizimit të samitit të Procesit të Berlinit”, tha Barbullushi.

https://a2news.com/2022/12/02/samiti-i-be-se-ne-tirane-policia-publikon-listen-e-rrugeve-te-bllokuara/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani