Kina dhe SHBA, deklaratë e përbashkët, më shumë bashkëpunim për klimën

Publikuar më: 11/11/2021, ora 12:53

Kina dhe SHBA u dakordësuan të rrisin bashkëpunimin për klimën gjatë dekadës së ardhshme, në një njoftim të papritur në samitin e klimës në Glasgou. Dy emetuesit më të mëdhenj të dioksidit të karbonit në botë, u zotuan të veprojnë, përmes një deklarate të përbashkët. Në të, thuhet se të dyja palët do të bashkëpunojnë më vendosmëri për të arritur synimin e temperaturës 1,5 gradë celsius, siç kërkohet në marrëveshjen e klimës së Parisit. Njoftohen hapa lidhur me një sërë çështjesh, përfshirë emetimet e metanit dhe tranzicioni në energjinë e pastër dhe dekarbonizimi.