Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kina ndalet për 3 minuta, përkujtohen viktimat e koronavirusit

Nga A2 CNN
4 Prill 2020, 13:47 | Bota
Kina ndalet për 3 minuta, përkujtohen viktimat e koronavirusit

Jeta në Kinë ndalet sërish, por këtë herë për t'i bërë homazh viktimave të koronavirusit. E shtuna u pagëzua si dita e kujtesës dhe në orën 10, të orës lokale, i gjithë populli mbajti 3 minuta heshtje në nderim të mbi 3300 personave që humbën jetën nga Covid-19. Makinat, trenat dhe anijet u ranë borive, ndërsa flamujt u ulën në gjysmë shtizë.

Në Wuhan, epiqendra e pandemisë në Kinë, nga ku virusi u përhap në pjesën tjetër të botës, të gjitha dritat rrugore në zonat urbane u bënë të kuqe në orën 10:00, dhe trafiku u ndal për 3 minuta. “Për 80 ditë luftuam mes jetës dhe vdekjes dhe më në fund siguruam fitoren. Kjo nuk ishte aspak e lehtë. Vetëm ata që ishin në frontin e parë të betejës përjetuan vërtet atë që ndodhi”, tha Gui Yihong, vullnetar mjekësor.

Qeveria kineze e cilësoi ngjarjen si një mundësi për t'u bërë homazh martirëve, në një referencë për 14 punonjësit mjekësore që humbën jetën si pasojë e Covid-19. Mes tyre ishte edhe Li Wenliang, një mjek nga Wuhani që ngriti i pari alarmin lidhur me koronavirusin e ri, dhe për këtë u përndoq nga autoritetet kineze. Me lule të bardha në kraharor, presidenti kinez Xi Jinping dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë i zhvilluan homazhet para godinës së qeverisë në Pekin. Ngjarja përkoi me festivalin vjetor të Qingming kur miliona familje nderojnë paraardhësit e tyre.

Gjatë javëve të fundit, Kina ka lehtësuar masat kufizuese më besimin se e ka vënë nën kontroll pandeminë. Wuhani është hapur pjesërisht pas dy muaj izolim. Të shtunën vendi raportoi vetëm 19 raste të reja nga 31 që ishin një ditë më herët.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani