Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Kina për origjinën e Covid-19: SHBA po përdor teorinë e laboratorit për të na njollosur

Nga A2 CNN
27 Maj 2021, 16:50 | Bota
Kina për origjinën e Covid-19: SHBA po përdor teorinë e

Kina i kundërpërgjigjet kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një investigim tjetër për origjinën e Covid-19.

Ministria e jashtme thekson se Uashingtoni po përdor teorinë e laboratorit për të mbuluar dështimet e veta dhe për të njollosur shtetin kinez.

“Ekspertët ndërkombëtarë folën mirë për transparencën e Kinës në shumë raste. Sidoqoftë, disa në Shtetet e Bashkuara po bëjnë një sy qorr ndaj fakteve, shkencës, studimit për origjinën dhe reagimit inkompetent në shtëpi duke kërkuar investigim shtesë në Kinë. Kjo tregon që SHBA-ve nuk iu interesojnë faktet apo e vërteta dhe ka zero interes në studimet për origjinën të bazuara në shkencë serioze.

Synimi i tyre është që ta përdorin pandeminë për të na njollosur, manipulim politik dhe tjetërsim të fajit. Ata nuk kanë respekt ndaj shkencës dhe po tregohen të papërgjegjshëm ndaj jetëve njerëzor dhe kundërproduktivë në përpjekjet për luftimin e virusit”, tha Zhao Lijian, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani