Kirurgjia plastike, tanimë jo vetëm për gratë

Kirurgjia plastike dhe ndërhyrjet estetike për të ruajtur sa më gjatë një imazh të freksët dhe rinor të fytyrës, janë tanimë një praktikë normale edhe në vendin tonë. Tashmë jo vetëm gratë, por edhe burrat po shkojnë tek dermatologu dhe kirurgët plastikë për të mirëmbajtur paraqitjen, ndaj për të mësuar cilat janë prirjet e reja të industrisë së bukurisë, në “Dita jonë” ishte i ftuar dr. Panajot Papa, një kirurg plastik i njohur.