Kisha e Shirgjit në rrezik, uji përmbyt edhe trashëgiminë kulturore

Përmbytjet që kanë pushtuar prej më shumë se një muaji gjithë zonën e NënShkodrës po rrezikojnë dëmtimin edhe të trashëgimisë kulturore të zonës. Në Shirgj të Njësisë Administrative të Dajçit ndodhen rrënojat edhe fasada perëndimore e një manastiri, që mendohet që mund të jetë ndërtuar që në vitin 1100.