Kishte shpallur zgjedhjet në UT, shkarkohet pedagogia Majlinda Keta

Pedagogia dhe ish-kryetarja e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës, Majlinda Keta, është shkarkuar nga rektori Mynyr Koni, pasi sipas tij “në mënyrë të paligjshme dhe të paprecedentë nxori urdhrin për zgjedhjet ne Universitetin e Tiranës”, ndërsa më pas përcolli me email njoftimin në fjalë. Keta është akuzuar nga rektori edhe për një seri shkeljesh të tjera, që i kanë kushtuar asaj kontratën e punës me Universitetin.