Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Kjo paketë fiskale nuk pritej nga sipërmarrësit”, Nikolin Jaka: Duam thjesht modelet që zbatohen në rajon

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2021, 22:07 | Ekonomi
“Kjo paketë fiskale nuk pritej nga sipërmarrësit”,

“Kjo është një paketë fiskale që nuk pritej nga sipërmarrësit, veçanërisht në këtë prag fundviti”. Ky është opinioni i Nikolin Jakës, kreut të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës.

I ftuar në A2 Business, Jaka duket i zhgënjyer nga propozimet e qeverisë. “Mendonim që një qeveri  e rimandatuar për herë të tretë do të bënte një paketë që do të ishte një reformë e thellë në ekonomi, që do të merrte parasysh te gjithë sektorët e ekonomisë, duke patur në fokus dhe prioritet, në veçanti bujqësinë”.

Sipas tij, “në qoftë se mendojmë se do të kemi  informalizim të ekonomisë bujqësore në sektorët e pemëtarisë, blegtorisë apo fruta-perimet, duke hequr në radhë  të parë atë 6% që ishte një ndihmë minimaliste, që kompensonte mungesën e kostos së TVSH-së, mendoj se jemi në rrugën e gabuar”.

Jaka paralajmëron se grupi i interesit është në negociata permanente dhe intensive me Ministrinë e financave dhe bujqësisë, takimet do të vijojnë, dhe se objektivat janë të thjeshta.

https://a2news.com/2021/11/03/akciza-e-gazit-6-leke-haxhi-nuk-rendon-ne-xhepat-e-qytetareve/

“Ne do t’u prezantojmë modelet e rajonit. Kosova ka fond 70 milionë euro për mbështetjen e prodhuesve. Kërkojmë që të ketë 10 lek për qumështin në mënyrë që te kemi formalizim real të ekonomisë. Kërkojmë diferencim të TVSH minimalisht në vitin e parë, pra të kemi një TVSH për produktet blegtorale,  jo më shumë se 5-6% si Kosova dhe Maqedonia e Veriut”.

https://a2news.com/2021/11/03/taksat-e-reja-te-bujqesise-zv-ministrja-vjero-synohet-formalizimi-i-sektorit/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani