Klani mafioz Ndrangheta, SPAK-u nisi hetimet, në Itali sekuestrohen 59 kompani e shumë automjete

Hetimet e prokurorisë se Katanxaros për klanin mafioz Ndrangheta ku në përgjime flitet dhe për favorizime për investime në Shqipëri, janë legjitimuar edhe nga Gjykata Katanxaros. Krahas hetimit penal, gjykata ka vendosur sekuestrimin e 59 kompanive, 45 mjete nga të cilat 29 makina, 77 llogari rrjedhëse, 24 karta krediti rimbushëse, 1 lingotë ari, 1 orë rolex dhe një skaf të tipit Invictus.