Klima e biznesit, Dhoma Amerikane: Nevojë për transparencë dhe konkurrencë të ndershme

“Transparencë dhe konkurrencë të ndershme në ekonomi”. Ishte kjo thirrja që iu bë Qeverisë në Asamblenë e 21 të Dhomës Amerikane të Tregtisë, ku veç anëtarëve, morën pjesë ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.