Klinikat private janë mbyllur, Klinika Stomatologjike Universitare e vetmja zgjidhje për momentin

Anis Thodorjani, drejtor i Klinikës Stomatologjike universitare, tregon për A2 veprimet që mund të trajtohen në atë institucion, i cili është i vetmi që më mbylljen e klinikave private, merret me problemet në këtë fushe, kryesisht me emergjencat.
Sipas tij, pas respektimit të një protokolli të rreptë, disa klinika mund të fillojnë të hapen, por parashikon rritje të çmimeve.