Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Klosi: 30 qershori mund ta shkrijë përfundimisht Partinë Demokratike

Nga A2 CNN
14 Qershor 2019, 10:24 | Aktualitet
Klosi: 30 qershori mund ta shkrijë përfundimisht Partinë

Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi, ishte i ftuar në “Dita Jonë” nga ku foli për ndikimin e krizës politike në turizëm, por konkretisht edhe për zhvillimet e ditëve të fundit.

“Destabiliteti politik padyshim që ndikon në turizëm. Kjo po ndodh aktualisht në të gjithë Europën dhe jo vetëm në vendin tonë. Ne akoma nuk i kemi ndjerë këto goditje. Ne duhet të zhvillohemi nëpërmjet turizmit dhe një shembull është Mali i Zi. Turizmi e bëri Malin e Zi që sot nuk flet më njeri keq për ta. Ai shikohet si simbol i zhvillimit nëpërmjet turizmit. Ne e kemi këtë mundësi dhe unë mendoj se e kemi 5 apo 6 herë më shumë se Mali i Zi”, u shpreh Blendi Klosi.

Teksa foli për 30 qershorin, Klosi tha se PD rrezikon shumë duke mos marrë pjesë në zgjedhje. Ai tha se PD mund të shkrihet më 30 qershor. Politika nuk lejon gabime, tha ai.

“Politika është shumë e vështirë si profesion. Ne votohemi çdo 4 vjet. Në momentin që t’i bën një gabim, që është jashtë rregullave, ti nuk je më në politikë. Edhe me këto që po ndodhin sot, 30 qershori mund ta shkrijë Partinë Demokratike përfundimisht. Ku është PASOK, ku është Partia Socialiste Italiane, ku janë partitë që kanë krijuar Europën?! 30 qershori mund të jetë dita që PD mundet të riformatohet. Mungesa në garë është një gabim që nuk rikuperohet. Partitë nuk janë struktura abstrakte. Mospjesëmarrja në 30 qershor e nxjerr PD-në nga sistemi”, tha Blendi Klosi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë