Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Klosi: Ajo që më ndodhi mua, si skenë nga filmi Taken

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2019, 18:01 | Aktualitet
Klosi: Ajo që më ndodhi mua, si skenë nga filmi Taken

Ministri i Turizmit Blendi Klosi reagon pas protestës së opozitës para Parlamentit. Sulmin ndaj tij, Klosi e ka krahasuar me një sekuencë te filmit “Taken”, ku për këtë të fundit Ministria, e jo vetëm, kanë ndërmarrë një fushatë për t’i treguar botës dhe aktorit të Hollywod, Liam Neeson, vlerat e vendit.

Pamjet e protestës së opozitës, deklaroi ministri, nuk janë imazhi i Shqipërisë.

“Mbase nuk është dita më e artë sot, pas asaj që ndodhi në Parlament, që të ftojmë Liamin e të vizitojë Shqipërinë. Mbasë do të shohë skenën që më ndodhi mua dje, që është siç e xhiroi ai në film. Por ajo nuk është Shqipëria, është vetëm një minutë”

Blendi Klosi, ministër i Turizmit

Ndërsa, ambasadori i Zvicrës në Tiranë i ka bërë apel klasës politike për dialog dhe bashkëpunim për të ndryshuar reputacionin e vendit.

“Imazhi i Shqipërisë nuk korrespondon me realitetin që gjendet këtu. Në disa filma, media, janë krijuar steriotipe që dominojnë. Shqipëria është një vend i sigurt, mikpritës, interesant, prandaj të gjithë aktorët duhet të punojnë së bashku për të ndikuar në reputacionin e mirë të saj. Por reputacioni i Shqipërisë do të përfitonte po ashtu në rast se vendimmarrësit do të bashkëpunonin me njëri-tjetrin. Ky lloj angazhimi i përbashkët në procesin parlamentar ka ndikim në ndryshimin e këtij realiteti dhe për krijimin e një dialogu në të mirë të vendit dhe qytetarëve”

Adrian Maitre, ambasador i Zvicrës në Shqipëri

Protesta e të martës para Parlamentit shkaktoi përplasje mes protestuesve dhe policisë, ndërsa dy deputetë socialistë, Paulin Sterkaj dhe Blendi Klosi u sulmuan teksa hynin në godinën e Kuvendit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani