Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Klosi: Ndjehem mirë që opozita ka ikur nga Parlamenti, vendosën kapitullimin

Nga A2 CNN
8 Korrik 2019, 14:40 | Politikë
Klosi: Ndjehem mirë që opozita ka ikur nga Parlamenti, vendosën

Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi, ishte i ftuar në Ditarin e orës 13:00, nga ku foli për zgjedhjet e 30 qershorit dhe protestën e opozitës.

Klosi u shpreh se PD krijoi një ndjenjë frike për 30 qershorin dhe kjo gjë ndikoi edhe në pjesëmarrje.

“Ne garën e kemi fituar që në momentin që ata vendosën të mos futen në zgjedhje. Ne asnjëherë nuk kemi thënë fitore, por fituan procesin zgjedhor pasi ishte një ditë që udhët të mbaheshin zgjedhje. Ne nuk kemi folur për shifra. Në pushtet lokal asnjëherë nuk marrim pjesë më shumë se 50%.Ne nuk themi që marrim 100% të votave, por marrim aq sa mund të qeverisim. Edhe lufta që bëri PD se do të ndodhin shumë gjera, u krijua një ndjesi e çuditshme dhe pati një frikë, nuk e dije se kë kishe përballë”, u shpreh Klosi.

Më tej, ministri tha se PD ka bërë zgjedhjen e gabuar me djegien e mandateve dhe për këtë u duhet tashmë të presin zgjedhjet e vitit 2021. “Opozita ka të drejtën e saj të bëjë protestë. Mos kërkoni t’i edukojmë. Në një mënyrë apo në një tjetër, unë ndjehem mirë që ata kanë ikur nga Parlamenti. Ndjehem mirë për njerëz që unë kam debatuar, si Sali Berisha për shembull, nuk është më në Parlament. Kjo është beteja mes PD dhe PS në kaq vite. PD ka vendosur të kapitullojë”, Ata do të punojnë do të përgatisin strukturat dhe më pas do të marrin pjesë në zgjedhjet e 2021-it”, tha Klosi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë