Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Klosi prezantohet në Vlorë, Gjiknuri: Ahmetaj u ftua, por kishte angazhime të tjera

Nga A2 CNN
4 Tetor 2022, 13:29 | Politikë
Klosi prezantohet në Vlorë, Gjiknuri: Ahmetaj u ftua, por kishte

Blendi Klosi u prezantua, këtë të martë, në Vlorë si drejtues politik i Partisë Socialiste për këtë qark, pas largimit të Arben Ahmetajt nga ky post. “Besoj do të bëj punët e mira të nisura për sa i përket mirëmenaxhimit dhe organizimit politik”, tha deputeti i qarkut, Damian Gjiknuri, i cili shoqëroi Klosin në prezantim.

I pyetur për mungesën e Arben Ahmetajt në Vlorë, Gjiknuri tha: “Për këtë është përgjigjur edhe kryeministri, janë lëvizje normale para fushatave zgjedhore, ku secili lojtar pozicionohet në vendin e tij në mënyrë që skuadra të japë maksimumin e vet. Ahmetaj është lajmëruar, por mesa di ka qenë i angazhuar me punë të tjera”.

Klosi ka qenë edhe më parë drejtues politik në Vlorë, në vitet 2007- 2009. “Për këdo është nder i madh të bësh jetën e partisë në Vlorë. Është përgjegjësi e shumëfishtë për të arritur të njëjtat rezultate që kjo parti ka arritur, që ka dëshmuar që gjithmonë ka dalë të jetë e suksesshme sepse ka qenë bashkë”, tha ai.

Klosi është pyetur për mungesën e Bashkisë sërish në këtë mbledhje. “Detyra jonë është të jemi bashkë me qytetarët. Mos u përpiqni të ndani popullin. Vlerësimi për gjithsecilin bëhet si u shërben qytetarëve. Shumë shpejt do të fillojmë procedurat për punën e kryetarëve të bashkive në të gjithë vendin”, shtoi Klosi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë