KLP: Në qershor kemi emrat për Prokuror të Përgjithshëm – A2

KLP: Në qershor kemi emrat për Prokuror të Përgjithshëm

Organi qendror i akuzës do të ketë një drejtues të legjitimuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në qershor të këtij viti.

Gara për kandidatët për Prokurorë të Përgjithshëm pritet te çelet brenda pak ditësh nga KLP, duke i hapur rrugë konkurrimit. Ndër emrat më të përfolur në këtë garë janë Arta Marku e cila ka një mandat të përkohshëm, si edhe Enrik Ligori dhe Adnand Xholi.

Kreu i KLP, Genti Ibrahimi, në një intervistë për A2 CNN, thotë se në rastin e çeljes se garës për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, do të nxirret dhe metoda e vlerësimit. Bashkë me thirrjen do të dalë edhe metoda e vlerësimit.

Këshilli ka tre muaj kohë të përzgjedh, ndërsa kandidatët për Prokurorë të Përgjithshëm, do të kenë një muaj kohë për të paraqitur aplikimet, më pas Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka 45 ditë kohë për ciklin e verifikimeve të figurës dhe profesionalizmit të kandidatëve.

Shkarkoni aplikacionin e A2