Kodi Penal për mjekët, hiqet dënimi për “mjekim të gabuar”, 5 vjet burg dhunuesve

Ashpërsohen masat për dhunën ndaj mjekëve dhe hiqet dënimi për mjekim të pakujdesshëm ndaj pacientëve.

Ministrja e Shëndetësisë prezantoi paketën e ndryshimeve në Kodin Penal, ku 1 deri 5 vjet burg rrezikon çdo person që dhunon mjekët gjatë detyrës.

Pas kërkesave të vazhdueshme nga ana e mjekëve, në Kodin Penal është hequr dënimi i mjekëve deri në 5 vjet burg për mjekim të gabuar.

Tashmë, do të dënohet neglizhenca në mjekim dhe në mënyrë të përshkallëzuar në varësi të dëmit ndaj pacientit.

Manastirliu ndau me përfaqësuesit e shëndetësisë edhe ndryshimet në ligjin e kujdesit shëndetësor, të miratuara së fundmi në Kuvend, ku theksoi se auditi klinik do të garantoje ndjekjen e çdo rasti, që nga momenti i diagnostikimit deri në trajtim të pacientëve, sipas protokolleve të mjekimit.

Shkarkoni aplikacionin e A2