Kodi Zgjedhor, mazhoranca nuk tërhiqet, Tabaku: Duan të kapin sistemin

Partia Socialiste dhe ajo Demokratike përplasen për dekretin e presidentit. Numri dy i socialistëve tha se kodi zgjedhor do të hyjë në fuqi dhe më pas do të shqyrtohet opinioni i Venecias. Për demokraten Jorida Tabaku, këto ndryshime ishin të panevojshme dhe u bënë vetëm për të kapur sistemin nga partia në pushtet.