Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kolaudimi i automjeteve, shërbimi kalon në publik, Gonxhja: Jo më koncesione

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2020, 15:41 | Ekonomi
Kolaudimi i automjeteve, shërbimi kalon në publik, Gonxhja: Jo më

Shërbimi i kontrollit teknik të automjeteve, pas 1 janarit dhe në vijim do të ofrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Blendi Gonxhja, drejtori i këtij enti publik, shprehet se me këtë tranzicion drejt shtetit, shërbimi do të përmirësohet dhe nuk do të ketë nevojë t’i jepet sërish në të ardhmen privatit me një koncesion të ri.

Pas transferimit në publik, kolaudimi do të kryhet vetëm 1 herë në dy vjet, për të gjitha mjetet e përdorura. Gonxhja deklaron se është marrë shkas për këtë vendim nga situata e pandemisë, radhët e gjata dhe përmirësimi i treguesve të sigurisë rrugore.

Afatet do të zgjaten edhe për mjetet si taksitë, autoshkollat, ato të transportit publik dhe të transportit të mallrave, që do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në vit, nga detyrimi për ta bërë çdo 6 muaj. Ndërsa makinat e reja nuk do të kenë nevojë për këtë shërbim deri në 3 vjet pas datës së regjistrimit të parë. Pavarësisht lehtësimit, Gonxhja deklaron se nuk do të ketë rritje të tarifave aktuale.

A2 CNN Livestream

Dita jonë