Kolegji rrëzon edhe Beratin, nuk pranohen ankesat e PD dhe LSI për parregullsi në zgjedhje

Kolegji zgjedhor la në fuqi vendimin e KAS, duke hedhur poshtë pretendimet e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për parregullsi zgjedhore në qarkun e Beratit. Anëtarët e Kolegjit i cilësuan ankimet të pabazuara në ligj dhe refuzuan të kërkojnë prova në agjencitë e zbatimit të ligjit. PD e LSI thanë se beteja vazhdon në fronte të tjera.