Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kolumbia në Kaos, 3 policë të vrarë dhe shtetrrethim në Bogota

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2019, 11:34 | Bota

Mijëra persona në rrugët e Kolumbisë; grevë kombëtare në protestë kundër politikave ekonomike të presidentit Ivan Duque dhe në mbrojtje të ujdisë së paqes së firmosur nga paraardhësi i tij me grupin guerrilas “FARC”.

Përleshje me forcat e rendit dhe një bilanc me 3 të vdekur dhe mbi 270 të plagosur. Viktimat janë policë të vrarë gjatë një sulmi me eksploziv të ndodhur në një stacion policinë Santander de Quilichao. Të paktën dhe 7 efektivë të tjerë mbetën të plagosur. Qeveria madje shpalli gjendjen e shtetrrethimit në kryeqytetin Bogota, por incidentet e rënda nuk munguan në ditën e grevës kombëtare.

https://youtu.be/N-YohJ4VkD8

“Jam këtu për të njëjtën arsye që janë të gjithë kolumbianët këtu. Jemi të lodhur nga Duque dhe ish-presidenti Uribe. Ata janë një dyshe gënjeshtarësh. Nuk bëjnë kurrë atë që premtojnë. Është Qeveria më e keqe që kemi pasur ndonjëherë”. Manifestime dhe greva janë organizuar nga sindikatat dhe partitë e opozitës, të cilët kanë folur për rreth 1 milionë pjesëmarrës.

Por autoritetet kolumbiane theksuan se në shesh ishin vetëm 207 mijë persona. Trazirat përkojnë me demonstratat që po zhvillohen thuajse në të gjithë Amerikën Latine. Qytetarët në Kili, Bolivi, Ekuador, Nikaragua protestojnë vazhdimisht kundër liderëve dhe politikave të tyre.

A2 CNN Livestream

Dita jonë