Kombëtarja në Ligën e Kombeve, pas mungesës së Kumbullës, shqetëson Odise Roshi

Pas mungesës së Marash Kumbullës, Kombëtarja Shqiptare është në ankth për gjendjen e Odise Roshit. Mesfushori kuqezi u stërvit i diferencuar në seancën stërvitore të paradites së kësaj të marte, për shkak të një problemi në kavilje.