Komedia ”Revizori’, një thirrje artistike kundër korrupsionit

Mendoni një administratë të korruptuar dhe publikimin e përgjimeve të funksionarëve të lartë. Mendoni një qytet ku protestat nuk ngjallin veçse arrestime, ndërsa një revizor sillet rrotull për të ndryshuar realitetin.
Kjo është skena politike e vendeve të mbetura ende në tranzicion. E tillë është shndërruar edhe skena e teatrit Aleksandër Moisiu në Durrës, që ngjiti në skenë komedinë satirike revizori.
“Ka një dëshirë të madhe nga publiku për të parë teatrin dhe përmes teatrit të shohë pjesë të realitetit e të përditshmes së tij, trupa është munduar shumë për të pasur këtë impakt”, thotë për A2 regjizorja Driada Dervishi.
E shkruar në vitin 1836, vepra që i mbijetoi kohës mbërriti edhe për publikun shqiptar shumë aktuale, me ndryshimet në tekst që sjell regjisorja.
Komedia satirike “Revizori” rikthehet në Durrës edhe gjatë fundjavës së ardhshme, si një ftesë për të reaguar ndaj fenomeneve të shëmtuara të realitetit me të cilin përballemi çdo ditë.

Shkarkoni aplikacionin e A2