Komisionet parlamentare ngelin në klasë, deputetët kanë hetuar edhe “shkulje veshi”

Konferenca e Kryetarëve do të shqyrtojë të hënën kërkesën e PD-së për ngritjen e tre komisionet hetimore. Prej vitit 2004 në Kuvendin e Shqipërisë janë depozituar plot nisma për hetime parlamentare, por në asnjë rast ato nuk kanë prodhuar rezultate konkrete, përveç debateve politike shpesh të kthyera në show mediatik.