Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Komisioni hetimor miraton raportin, socialistët të pakënaqur me "faljen" e Metës

Nga A2 CNN
20 Korrik 2020, 14:35 | Politikë
Komisioni hetimor miraton raportin, socialistët të pakënaqur me

Socialistët dhanë votat pro raportit të Komisionit Hetimor që do t’i dërgohet seancës plenare, por jo të gjithë janë të kënaqur me faljen e Ilir Metës, ku cilësohen si shkelje jo të rënda veprimet e Presidendit me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese.

Bashkim Fino është më i zëshmi, por jo i vetmi. Socialistët nuk përtypin lehtë as detyrat që raporti i lë Kuvendit, për zgjidhje të situatave në ardhmen përmes ndryshimeve ligjore dhe kushtetuese, ku të parashikohen edhe mekanizma zhbllokues.

Vasilika Hysi shprehet e fyer, Bashkim Fino ironizon duke e quajtur një rezolutë të Kuvendit për Kuvendin. Kolegëve të partisë që i shpjeguan se falja e Presidentit ishte një vendim politik i grupit parlamentar socialist, Fino iu përgjigj me sarkazëm. “Dinjiteti personal i çdo deputeti, duhet të ngrihet mbi çdo dinjitet politik”, tha Fino.

Raporti i Komisionit Hetimor do të diskutohet dhe miratohet në një seancë të posaçme plenare.

A2 CNN Livestream

Dita jonë