Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Komisioni hetimor për zgjedhjet, opozita kërkon që Rama të thirret si dëshmitar

Nga A2 CNN
27 Tetor 2021, 10:13 | Aktualitet

Pritet të mblidhet sot për të tretën herë, Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, pasi në mbledhjen e të premtes se shkuar, deputetët nuk arritën as të nisin hetimin parlamentar. Madje nuk arritën të miratojnë rregulloren e funksionimit të komisionit, pikërisht në piken ku flitet për thirrjen e dëshmitarëve. Javën e kaluar, palët nuk arritën dakordësi për thirrjen e dëshmitarëve, mes të cilëve opozita kërkon edhe praninë e kryeministrit Edi Rama.

A2 CNN Livestream

Dita jonë