Komisioni i Venecias: Shqipëria ndodhet në krizë kushtetuese

Zyrtarisht Komisioni i Venecias na njeh në krizë kushtetuese. Këtë e bën të qartë duke e përmendur disa herë në draft-opinionin drejtuar presidencës dhe Kuvendit. Përpos mendimit se presidenti nuk ka arsye për t’u shkarkuar për emërimit në gjykatën kryesore në vend, Venecia detajon dhe të tjera shkaqe që sipas saj kanë sjellë krizë kushtetuese në Shqipëri. Të gjithë këto faktorë në ndërthurje me njëri-tjetrin kanë prodhuar situatën aktuale, thuhet në opinionin që A2 disponon.