Komiteti Kombëtar i Rindërtimit, Rama: Transparencë për të gjitha fondet e mbledhura

Komiteti Kombëtar i Rindërtimit, u cilësua nga Edi Rama si qeveria e Shqipërisë së pas 26 Nëntorit, deri në kapërcimin e krizës së shkaktuar nga tërmetet shkatërrimtare që u morën jetën 51 personave, pas secilës u shpall edhe gjendja e jashtëzakonshme.

Kjo strukturë edhe pse jozyrtare do të jetë ura lidhëse e fondeve të mbledhura në mënyrë private në ndihmë të të prekurve nga tërmeti me qeverinë.

“Është një strukturë e cila nuk ka vulë dhe firmë, por ka vulën morale sepse gjithçka do të vendoset këtu do të marrë vulën e qeverisë, pa dyshime”, deklaroi kryeministri Rama.

Në krye të Komitetit do të jetë Arben Ahmetaj, Ish ministri i Financave.

“Ai do të ketë detyrën që të sjellë në çdo mbledhje propozimet dhe prioritet me të cilat duhet të merremi”, tha për figurën e Ahmetajt Rama.