Kompanitë me dy bilance, “faji” tek audituesit

Një ndër sfidat më të mëdha të ekonomisë shqiptare mbetet lufta kundër evazionit fiskal. Atë që rëndom e kemi quajtur si bizneset me dy bilance. Ligjërisht, ata që bëjnë certifikimin e bilanceve të biznesit, që vënë në fund firmën e tyre dhe japin garancitë për deklarimin e saktë janë kontabilistët dhe audituesit. E këtu përfshihen firma vendase e të huaja.

Në sitën e kontrollit kalojnë të gjitha kompanitë, përfshi ato të mëdha, si kompanitë energjetike, ato që marrin koncensione apo tenderë publikë për vepra apo shërbime të ndryshme, si dhe bizneset më të vogla që gjithashtu, duhet të raportojnë për të hyrat dhe shpenzimet që bëjnë. Pra, kontabilistët dhe audituesit duhet të jenë linja e parë e mbrojtjes ndaj evazionit.

I ftuar në A2 Business, Aldo Spahiu, drejtor i Bordit të Mbikëqyrjes Publike.