Kompanitë telefonike rrisin çmimet e paketave mujore, reagimi i fortë i konsumatorëve – A2

Kompanitë telefonike rrisin çmimet e paketave mujore, reagimi i fortë i konsumatorëve

Tre kompanitë e shërbimit celular në treg rritën brenda dy javëve me nga 200 lekë çmimet e paketave mujore, shoqëruar me dyfishimin e vlerës minimale të rimbushjes në 200 lekë. Kjo ngjalli reagimin e fortë të konsumatorëve, që u përballën me çmimet e reja, duke sjellë edhe ankesën e Qendrës Konsumatori Shqiptar pranë Autoritetit të Konkurrencës.

Për këtë dhe tema të tjera ekonomike, gazetari i A2 Angelo Haruni, flet në studion e “Dita Jonë”.