Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Koncerti i fundvitit, TKOB përzgjedh, muzika vjeneze jehon sërish për festa

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2019, 17:27 | Kulturë
Koncerti i fundvitit, TKOB përzgjedh, muzika vjeneze jehon sërish

Të vallëzojmë si në Vjenë. Ky është lajtmotivi që do të shoqërojë artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit këtë fundvit. Provat e para kanë nisur sërish në sallën “Tefta Tashko” të Ministrisë së Kulturës.

“Unë dëshiroj t’ju them se të gjitha pjesët koreografike që do të prezantojmë janë të reja. Për herë të parë vendosen në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, madje edhe për mua janë lëvizje premierë. Nuk i kam vënë ndonjëherë në skenë këto koreografi”, tha koreografi Renato Zanella.

“Më vjen keq që nuk kam ardhur më parë në Tiranë. Për mua ishte një surprizë shumë e bukur ftesa për të bashkëpunuar me një staf të përkushtuar. Nuk është larg Vjena dhe Tirana, por projektet më kanë penguar të jem këtu. Dhe tani që shoh instrumentistët shqiptarë dhe dëshirën e tyre për të punuar edhe më shumë se oraret e zakonshme shoh një përkushtim të jashtëzakonshëm për këtë koncert. Po punojmë shumë të sjellim më të mirën këto festa” u shpreh dirigjenti Ernst Theis.

Grand Gala e këtij viti në Pallatin e Kongreseve përmban në program tingujt vjeneze, ku dallojmë Mozart dhe Shtraus. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani