Koncesionet dhe PPP, ekspertët: Rrezikojnë anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kontratat koncesionare të formës së Partneritetit Publik Privat mund të rrezikojnë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Eksperti për ekonominë, Enriko Ceko, shprehet se kontratat e dhëna gjatë dy viteve të fundit janë kthyer në një shqetësim serioz për financat e shtetit. “Një nga elementet kryesore për integrimin e Shqipërisë në Europë tani është kthyer edhe çështja e koncesioneve. Pothuajse të gjitha kontratat e dy viteve të fundit kanë qenë problematike, të dhëna me ligje speciale, të cilat dëmtojnë rëndë buxhetin e shtetit, ekonominë shqiptare, xhepin e qytetarëve dhe dëmtojnë rëndë marrëdhëniet që do të ketë Shqipëria në rajon dhe më gjerë”, thotë eksperti Enriko Ceko.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN