Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Konflikt mes çiftit afgan në Shëngjin, gruaja plagos me thikë bashkëjetuesin

Nga A2 CNN
23 Tetor 2021, 13:43 | Kronikë
Konflikt mes çiftit afgan në Shëngjin, gruaja plagos me

Një incident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur në një hotel në Shëngjin, ku janë strehuar refugjatë afganë.

Një grua afgane, e moshës 26 vjeç, ka plagosur me thikë bashkëjetuesin e saj 33-vjeçar, pas një konflikti të çastit, konfirmoi Policia në një njoftim zyrtar.

I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, por është dërguar për kujdes mjekësor në spitalin rajonal të Lezhës.

Ndërkohë, autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

A2 CNN Livestream

Dita jonë