Konflikt për motive të dobëta, plagosen me thikë dy persona në Vlorë

Dy persona të plagosur me thikë kanë mbërritur në spitalin e Vlorës mbrëmjen e sotme. Policia njofton se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta në lagjen “24 Maji” të këtij qyteti. Mësohet se 63-vjeçari Kujtim Saliaj është në gjendje të rëndë për shkak të disa goditjeve me thikë, kurse 48-vjeçari Jetnor Hoxha është më mirë.