Konflikti i armatosur për Karabakun, ushtritë armene dhe azere godasin qytete të banuara

Konflikti i armatosur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit ka hyrë në javën e dytë. Përveç luftimeve në vijën e kontaktit në rajonin Nagorno-Karabakh, tashmë raketat po bien si rrebesh edhe në disa qytete të banuara.
Ushtria azere ka nisur një ofensivë të rëndë tokë-ajër duke përdorur dronë dhe raketë-lëshues për bombardime. Shënjestër ishte kryeqendra Stepanakert, qytet i cili u godit në mënyrë rastësore më synimin e vetëm për të frikësuar popullatën civile.
Fushata e ushtrisë azere ka funksionuar pasi mijëra të moshuar, gra dhe fëmijë po arratisen nga Nagorno-Karabakh për në Armeninë fqinje, ku po ndërtohen kampe për refugjatë. Përkundër thirrjeve të vazhdueshme të fuqive të mëdha dhe OKB-së për vendosjen e një armëpushimi, palët duket se nuk janë afër uljes në tryezën e negociatave.
“Kushti im i fundit është që t’na jepet një plan për tërheqjen e forcave armene nga territoret e pushtuara”, deklaroi Ilham Aliyev, president i Azerbajxhanit.
Kësaj deklarate dhe ofensivës azere, ushtria armene iu kundërpërgjigj duke bombarduar Ganxhën, qytetin e dytë më të madh të Azerbajxhanit. Bilanci i luftimeve mes palëve është tepër i lartë: qindra ushtarë janë vrarë, ndërsa dhjetëra civilë të rjaonit Nagorno-Karabakh kanë humbur jetën dhe më shumë se 90 të tjerë mbetën të plagosur.

  • LAJMI I FUNDIT | Deti, Rama: Kemi rënë dakord që ta trajtojmë në instancat ndërkombëtare
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Mbledhje e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Së shpejti do zgjidhim çështjen e ligjit të luftës
  • LAJMI I FUNDIT | Dendias: Të zgjidhim të gjitha çështjet që kanë mbetur pezull
  • LAJMI I FUNDIT | Ligji i luftës, Dendias: Jam i sigurt se edhe këtë do ta zgjidhim