Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Konflikti për Kushtetuesen, Kuvendi-Presidenca, tjetër përplasje në Venecia

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2019, 20:01 | Aktualitet

Kuvendi do ta çojnë përsëri Ilir Metën në Komisionin e Venecias. Këtë radhë kjo strukturë do të pyetet nga Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit në lidhje me betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, rast në të cilin ai nuk betoi Arta Vorpsin por Marsida Xhaferllarin. Të njëjtën lëvizje lajmëroi edhe Presidenca. Kreu i Shtetit do t’i drejtohet gjithashtu Venecias me një kërkesë të vetën, në lidhje me atë që e konsideron shkelje të Kuvendit. Ndërkohë komisioni hetimor zgjeroi objektin e hetimit duke përfshirë edhe çështjen e betimit të anëtarëve të kushtetueses, gjë që u kundërshtua nga opozita parlamentare. Për të dëshmuar do të thirret dhe kryetari i KED, Ardian Dvorani, i kallëzuar penalisht nga Ilir Meta. Ai duhet të sqarojë para deputetëve nëse ishte legjitimuar për ta dërguar listën e kandidatëve për Gjykatë Kushtetuese në Presidencë dhe Kuvend, pa marrë më parë vendim në mbledhje. Këtë gjë Presidenca e cilësoi si mbrojtje të Dvoranit. Komisioni i Venecias e ka mbledhjen e radhës më 20 mars, gjë që do të sjellë një tjetër shtyrje të afatit të komisionit që heton Metën, që skadon në mars.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani