Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Konflikti President-Mazhorancë, deputeti i Bindjes Demokratike: Të dy palët janë në shkelje ligjore

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2019, 11:01 | Politikë
Konflikti President-Mazhorancë, deputeti i Bindjes Demokratike: Të dy

Andi Përmeti, deputeti i Bindjes Demokratike, u shpreh në Dita Jonë mbi konfliktin Meta-Rama se të dy palët janë në gabim.

Ai thekson se palët po kujdesen për të kapur Gjykatën Kushtetuese dhe sipas tij, kjo krijoi një zhgënjim në popull mbi drejtësinë e re.

“Të dy palët janë në shkelje ligjore. Më shumë sesa po kujdesen për të ngritur atë që ne e kemi quajtur drejtësia e re, po kujdesen për të kapur Gjykatën Kushtetuese dhe drejtësinë. Zgjidhja për këtë do të ishte e thjeshtë. Të dyja palët duhet të prisnin ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe më pas do të ishte vetë kjo gjykatë që do të shprehej se kujt i caktonte mandati. E gjitha shpresa që po ngrihet një drejtësi e re pati një zhgënjim në popull.

Të dyja zonjat, njëra rendi të bënte një betim te noterja, për të cilin ajo e di shumë mirë se si është Kushtetuta, ndërsa tjetra shkoi te Presidenti kur e di shumë mirë që është zgjedhur jashtë afatit kushtetues. Të dyja këto i treguan shqiptarëve që vendi i punës është më i rëndësishëm për to se mbrojtja e ligjit”, u shpreh Andi Përmeti.

A2 CNN Livestream

Dita jonë