Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kongresi i CDU, liderja Karrenbauer-kritikëve: Më mbështesni ose më shkarkoni

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2019, 14:10 | Bota
Kongresi i CDU, liderja Karrenbauer-kritikëve: Më mbështesni ose

“Më mbështesni, ose më shkarkoni”. Më këtë fjali, kryetarja e Unionit Kristiandemokrat, CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer, iu drejtua kritikëve të saj në kongresin e partisë së Kancelares Angela Merkel. Karrenbauer, që mori kryesimin e CDU një vit më parë, i bëri thirrje delegatëve që të mbështesin vizionin e saj për Gjermaninë dhe polemikat të mbyllen në takimin e mbajtur në Lajpcig.

“Nëse mendoni se Gjermania që dua unë nuk është ajo që ju imagjinoni, nëse mendoni se mënyra ime nuk është ajo e drejta, atëherë le ta flasim dhe ta përfundojmë këtu, tani. Por, miq të nderuar, nëse ju doni këtë Gjermani, nëse dëshironi që të ecim në këtë rrugëtim së bashku, t’i japim formë Gjermanisë dhe të merrni përgjegjësi, atëherë të përveshim mëngët dhe të fillojmë nga këtu”.

Karrenbauer ka bërë gafa të shumta që prej marrjes së drejtimit të CDU-së, dhjetorin e kaluar, që kanë dëmtuar popullaritetin e saj dhe vënë në dyshim aftësitë e saj si zëvendësuese e Merkel si Kancelare e Gjermanisë, pasi kjo e fundit të largohet nga politika. Unioni Kristiandemokrat ka pësuar humbje të rënda në zgjedhjet rajonale dhe ato për Parlamentin Europian.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani