Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Konkurrenca dhe inovacioni, Ballkani Perëndimor, platformë për teknologjinë

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2020, 16:22 | Teknologji
Konkurrenca dhe inovacioni, Ballkani Perëndimor, platformë për

Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor kërkojnë të shndërrohen në një shtëpi për revolucionin e katërt industrial. Për këtë arsye, vendet, bizneset dhe individët në fushën e teknologjisë do të bashkohen në një hapësirë për shkëmbim eksperiencash, idesh dhe talentesh, si Përshpejtuesi i Konkurrencës dhe Inovacionit. Kjo nismë është konceptuar në formën e një platforme bashkëpunimi publik-privat me synimin për të përmirësuar konkurrueshmërinë dhe rritjen ekonomike afatgjatë.

“Ka kaq shumë të rinj, në hije, që janë shumë më përpara nesh nëpërmjet celularëve, kompjuterëve, miqve të tyre, që po krijojnë shumë gjëra. E kemi parë në Shqipëri, e po ashtu në secilin prej vendeve tuaja. Ndaj na duhet një platformë që t’i bashkojë. Një hapësirë mendjesh, synimesh dhe bashkëpunimi për të krijuar një rrjet dhe për t’u siguruar që në një sektor jotradicional si teknologjia e re, ne të arrijmë me sukses të shfrytëzojmë një potencial të jashtëzakonshëm për ekonomitë tona”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

Vendet e rajonit kanë një hendek digjital shumë të madh krahasuar me Bashkimin Europian, ndërsa shpenzimet për kërkim dhe zhvillim janë rreth 4 herë më të ulëta.

“Nëse vrapojmë më shpejt nga tani, do të thotë se nuk mund të arrijmë atë çka ekonomitë e tjera botërore po bëjnë. Na duhet të vrapojmë dy herë më shpejt se sa po bëjmë tani, në mënyrë që të transformojmë punët e njerëzve, për të përshtatur politikat e arsimit dhe konkurrencës, në mënyrë që shkollat dhe universitetet të mund të prodhojnë gjenerata të ardhshme me aftësitë e nevojshme për të punuar në këto sektorë në ngritje”, deklaroi Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal.

Investimi në teknologjitë inovative mund të rriste Prodhimin e Brendshëm Bruto të ekonomive të rajonit me mesatarisht 1.5% në vit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë