Konkurrenca e pandershme, dje nisën punë, sot kërcënojnë me pezullim të shërbimit

Korçë, ende pa nisur mirë punën, operatorët e transportit publik ndërqytetës në Korçë kërcënojnë me bllokim të punës për shkak të konkurrencës e pandershme dhe numrit të vogël të pasagjereve. Gjithashtu mos reagimi i institucioneve shtetërore ndaj kërkesave që kanë parashtruar operatorët e transportit publik për lehtësira dhe përkrahje financiare, ndikojnë në pamundësinë e tyre për të vijuar normalisht punën.
“Kemi filluar nga ora 4 e mëngjesit, por nuk ka patur njerëz, me një-dy persona kanë ikur autobusët, ndërkohë që çmimi i biletës nuk ka lëvizur. Do shohim ecurinë këto javët e para, pastaj do ndalemi sepse nuk mundemi më”, thonë operatorët.
Konkurrenca e pandershme në transportin ndërqytetës nga autoveturat e palicensuara dhe mjetet 6+1, është ngritur si shqetësim edhe nga operatorët e qyteteve të tjera, por deri më tani ende nuk ka asnjë reagim nga institucionet ligjzbatuese.