Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

“Konstelacioni” satelitor, astronomët ngrenë alarmin: Mund të mos shohim më yjet

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2019, 16:00 | Teknologji
“Konstelacioni” satelitor, astronomët ngrenë alarmin: Mund

Mënyra se si ne e shohim universin mund të ndryshojë përgjithmonë. Alarmi është lëshuar nga disa astronomë që bëjnë me dije se javën e ardhshme, do të nisë një fushatë për lëshimin e mijëra satelitëve të rinj, që do të mundësojnë qasje në internet me shpejtësi të lartë në hapësirë.

Por flota e parë e këtyre anijeve kozmike, që është lëshuar në orbitë nga kompania amerikane “SpaceX”, po ndikojnë atë që ne shohim në qiell gjatë natës.

Satelitët duken shumë të bardhë dhe vezullues saqë po konkurrojnë yjet, siç raporton BBC.

Shkencëtarët janë të shqetësuar pasi “mega-konstelacionet” e ardhshme të satelitëve mund të errësojnë imazhet në optikat e teleskopëve dhe të ndërhyjnë në observimet astronomike.

Kompanitë e përfshirë njoftuan se po punojnë me astronomët për të minimizuar ndikimin e satelitëve në universin tonë.

Aktualisht në hapësirë janë 2200 satelitë aktivë që fluturojnë përreth tokës, dhe sipas planifikimeve deri në gjysmën e 2020, përreth planetit tonë do të sillen 12 mijë satelitë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani