Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Konsultimi i brendshëm i LDK, Mustafa: Posti i presidentit, çështje parimore për ne

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2019, 19:36 | Kosova
Konsultimi i brendshëm i LDK, Mustafa: Posti i presidentit,

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk heq dorë nga posti i presidentit. Kreu i kësaj force politike, Isa Mustafa, zhvilloi një konsultim të brendshëm me të gjithë kryetarët e degëve, ndërsa bëri me dije se për një marrëveshje të mirë për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje duhet të hiqen të gjitha hijet e dyshimit mes palëve.

 “Çështja e presidentit është çështje parimore ekuivalence që duhet të krijohet mes dy partnerëve dhe po ashtu është çështje e mirëbesimit mes nesh, që edhe ndarja e pozitave të bëhet e tillë që asnjëra palë mos të dalë super e fuqishme nga ky koalicion, por të kemi pjesëmarrjen tonë në ndarjen e përgjegjësive karshi votës që e kemi marr nga qytetarët”, deklaroi Mustafa.

https://a2news.com/2019/12/15/posti-i-presidentit-molle-sherri-mes-ldk-se-dhe-vetevendosjes/

Ai saktësoi edhe njëherë se posti i presidentit nuk është një kërkesë personale, por bëhet fjalë për barazi në ndarjen e përgjegjësive.

“Asnjë kërkesë personale nuk ka në këto biseda që janë zhvilluar deri më tani. Ne dëshirojmë që në interesin e subjekteve tona edhe atë të qytetarëve ta barazojmë dhe të kemi përgjegjësi të barabartë dhe politike edhe para qytetarëve. Ne zgjedhjet për president nuk i kemi tani por në fillim të 2021 dhe kur të vinë organet e LDK do ta bëjnë publike edhe propozimin e tyre për emrin. Nuk është problem këtu emri, por të kemi vetëm vullnet dhe besim”, vijoi kreu i LDK.

https://a2news.com/2019/12/12/marreveshja-per-qeverisje-ldk-kerkon-garanci-nga-vetevendosje-per-presidentin/

Mustafa u shpreh i bindur se do të gjendet një zgjidhje me Lëvizjen Vetëvendosje dhe bëri me dije se LDK është e gatshme ta votojë Albin Kurtin si kryeministër të Kosovës. Ndërkohë, konstituimi i Kuvendit të ri do të bëhet me 24 dhjetor.

A2 CNN Livestream

Dita jonë