Konsumi i qytetarëve, inflacioni u ndal në 1.8% në maj, pak shenja gjallërimi

Ecuria e konsumit zhgënjeu gjatë muajit maj, pavarësisht pritshmërive optimiste të bizneseve për një kthim në normalitet. Të dhënat e fundit të publikuara nga INSTAT, tregojnë se inflacioni, apo rritja e çmimeve, u ndal në 1.8% muajin e kaluar, edhe më poshtë nivelit të vitit të kaluar.