Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Koordinatori i Shkodrës për pandeminë, Lamallari: Ia dalim me mirëkuptimin e qytetarëve

Nga A2 CNN
13 Prill 2020, 13:14 | Aktualitet
Koordinatori i Shkodrës për pandeminë, Lamallari: Ia dalim me

Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, është caktuar si koordinator për qarkun e Shkodrës, në përballimin e situatës së pandemisë së koronavirusit. Komandimi i Lamallarit erdhi pas shkarkimit të prefektit të Shkodrës, Çesk Millja, disa ditë më parë, pasi ministri i Brendshëm konstatoi neglizhencë në marrjen e masave që parandalonin grumbullimet masive, sidomos në tregje.

Këtë paradite, Lamallari, i shoqëruar nga Drejtorit i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, dhe shefi i shtabit të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku, kanë inspektuar sërish tregjet.

Vetë Lamallari u ka kërkuar qytetarëve të Shkodrës bashkëpunim për kalimin me sukses të kësaj krize. Ndërsa kreu i Policisë së Shtetit deklaroi se qëllimi i masave nuk është ndëshkimi i qytetarëve shkodranë.

Aktualisht, Shkodra është qyteti i dytë me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara me koronavirus, plot 70, duke mbetur vetëm pas Tiranës, me 221 raste.

A2 CNN Livestream

Dita jonë